Limaj i alarmuar: A e dini që jemi në limite të durimit të këtij shteti? Në depresion ekonomik dhe social?

13 gusht 2025 | 22:50

Fatmir Limaj i Nismas Socialdemokrate në “Debat Plus” u shpreh në tone alarmante për gjendjen ekonomike dhe sociale të vendit.

Limaj tha se gjendja siç është ka rrokur “limitet e durimit” të shtetit të Kosovës.

“A e din çfarë trajtimi jemi t’u ia bë shtetit? Në limitet e durimit dhe keqpërdorimit të shtetit jemi. Vendi kurrë ma keq s’është kanë ekonomisht. Klima ekonomike dhe sociale kurrë ma keq s’ka qenë në Kosovë. Gati mos me thanë jemi në depresion ekonomik dhe social. Jemi t’u e çu në limite durimin. Ky shtet nuk duron më shumë”, tha ai.

Në ndërhyrje nga moderatori se “Hekuran Murati, po thotë që ekonomia mirë është”, Limaj tha fare shkurt “Ani”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, po mbahet…