Limaj i çon letër Hamzës, kërkon që Nisma të jetë në listën e PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit

08 maj 2026 | 13:29

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka dërguar letër kreut të PDK-së, Bedri Hamza, që partia e tij të jetë pjesë e listës së kësaj partie, për të garuar në zgjedhjet e 7 qershorit.

Limaj ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik, në “funksion të krijimit të një alternative të fuqishme dhe përfaqësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

“NISMA Socialdemokrate dhe unë, si kryetar i saj, kemi shprehur vazhdimisht, si para këtyre zgjedhjeve ashtu edhe në vazhdimësi, gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik në funksion të krijimit të një alternative të fuqishme dhe përfaqësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ne besojmë se një bashkim i tillë nuk përfaqëson vetëm një marrëveshje politike apo elektorale, por edhe një frymë të bashkëpunimit ndërmjet njerëzve dhe strukturave që për vite të tëra kanë ndarë ideale, sakrificë dhe vizion të përbashkët për Kosovën. Në këtë frymë, dëshirojmë të theksojmë se angazhimi ynë nuk udhëhiqet nga kërkesa të veçanta politike apo organizative, por nga bindja se bashkimi dhe koordinimi i potencialit opozitar është në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Njëkohësisht, shprehim gatishmërinë tonë për të dhënë kontributin e plotë politik, organizativ dhe elektoral në kuadër të këtij procesi të përbashkët. Duke besuar në mirëkuptimin, respektin reciprok dhe vullnetin për bashkëpunim, mbetemi të gatshëm për koordinimet dhe hapat e mëtejmë lidhur me këtë proces”, është thënë në letrën e Limajt, drejtuar Hamzës. /KlanKosova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e LV-së, Shqipe Mehmeti - Selimi ka qëndruar në…