Limaj, i tronditur me lajmin për vdekjen tragjike të dy minatorëve në minierën e Artanës

02 qershor 2020 | 13:51

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë së është i tronditur me lajmin për vdekjen tragjike të dy minatorëve në minierën e Artanës.

Ai ka thënë se në këto momente të rënda për familjet dhe minatorët, bashkëndjenë me dhimbjen e tyre.

“Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të minatorëve që sot tragjikisht humbën jetën. Uroj që sa më parë të shërohen të gjithë të lënduarit nga shembja e dheut në minierë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një panel të Komitetit për Politikë dhe Siguri të…