
Limaj: Kauza ‘Me çlirimtarët’ po merr përkrahje të madhe
09 shkurt 2021
| 12:59
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kauza “Me Çlirimtarët” mbrëmë mori përkrahje të madhe në Turjakë, Llozicë, Vërmicë dhe Llapqevë të Malishevës, si dhe në Vragoli të Fushë Kosovës.
“NISMA Socialdemokrate u është tejet falënderuese përkrahësve tanë nga këto zona, që tashmë janë rreshtuar krah frymës sonë dhe kanë vendosur që më 14 shkurt, të votojnë për numrin 121, për një zë të fuqishëm të çlirimtarëve në Parlamentin e Kosovës”, ka shkruar Limaj në rrjetet sociale.