Limaj kërkesë Edi Ramës: Merre iniciativën për anëtarësimin e Kosovës në NATO

05 mars 2022 | 21:40

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ia kërkuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të marrë inciativën për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës në NATO.

“Është koha që në emër të sigurisë rajonale, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të marrë iniciativë për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës në NATO dhe të ftoj si bashkëiniciator edhe vendet tjera të rajonit anëtare të NATO-s, të cilat kanë interes e shqetësim direkt për sigurinë e paqen në rajon, duke përfshirë Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë”, ka thënë Limaj në deklaratën për media.

Ai ka theksuar se kjo iniciativë e përbashkët t’i dorëzohet Asamblesë së NATO-s dhe ta fusin në rend të ditës në emër të sigurisë dhe paqes së kërcenuar në rajon.

“NATO duhet të miratoj në procedurë të veçantë pranimin e këtyre vendeve si anëtare të NATO-s”, është shprehur Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kohën e agresionit rus në Ukrainë, aktivisti shqiptar në…