
Limaj kërkon reflektim: Aleanca me SHBA-në është themeli i sigurisë dhe të ardhmes sonë
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të Ambasadës Amerikane për pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik për Kosovën.
Limaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se raportet me SHBA nuk janë vetëm çështje politike, ato janë amaneti i brezit që na solli lirinë dhe shtetin.
“Pezullimi i Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara është një nga goditjet më të rënda që ka përjetuar Kosova në këto 25 vite. Ky është sinjal i qartë se besimi me aleatin tonë jetik është cenuar, dhe kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve”, ka thënë Limaj.
Limaj e ka vlerësuar se “Kosova nuk e ka luksin të humbasë Amerikën. Aleanca me SHBA-në është themeli i sigurisë, zhvillimit dhe të ardhmes sonë. Çdo veprim apo qasje që e dëmton këtë marrëdhënie është veprim kundër interesit kombëtar”.
“Sot është moment reflektimi për institucionet e vendit: duhet kthim në rrugën e bashkëpunimit, transparencës dhe përgjegjësisë. Kërkoj veprime për rikthim urgjent të besimit dhe forcim të partneritetit me SHBA, sepse vetëm krah për krah me aleatët tanë euro-atlantikë mund të garantojmë një të ardhme të sigurt për Kosovën. Ky është detyrim ndaj qytetarëve tanë dhe ndaj sakrificës së brezit që na solli lirinë”, ka thënë ai.
Postimi i plotë: