
Limaj kujton betejën e Kosharës me fotografi të asaj kohe
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka përkujtuar 22 vjetorin e betejës së Koshares në të cilën u thye kufiri qe padrejtësisht ndante shqiptarët.
Limaj këtij shkrimi ia ka bashkangjitur disa foto të asaj kohe në Koshare ku shihen edhe Rrustem Berisha e Xheladin Gashi dhe eprorë tjerë të UÇK-së.
Postimi i plotë:
Sot, 22 vjet më parë në Kosharen heroike u zhvillua beteja ndër më të lavdishmet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila kulmoi me thyerjen e kufirit i cili dhunshëm ishte vendosur mes shqiptarëve.
Populli ynë sot e kujton me nder e krenari këtë betejë në Koshare, ku ushtarët tanë, të rreshtuar në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, i dhanë goditjen finale forcave okupuese serbe në Kosovë.
Ne, sot e gjithmonë, me respekt e nderim do të kujtojmë burrat, gratë dhe të gjithë ata që tashmë nuk janë në mesin tonë.
Lavdi e përulje për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës.” FL