Limaj kujton Nebih e Tahir Mehën, thotë se i paraprinë luftës së UÇK-së

13 maj 2020 | 14:47

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar Nebih e Tahir Mehën në 39 vjetorin e rënies.

Limaj thotë se sakrifica dhe rezistenca e tyre i ka paraprirë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kreu i Nismës shkruan se liria të cilën sot e gëzojmë është arritur falë mundit dhe sakrificës të shumë brezave.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot përkujtojmë dy nga veprimtarët e hershëm të çështjes kombëtare, Nebih e Tahir Mehën.
Nebihi e Tahiri ranë heroikisht 39 vjet më parë në kullën e tyre pasi nuk pranuan t’i dorëzoheshin forcave policorë e ushtarake serbe.
Sakrifica dhe rezistenca e tyre i ka paraprirë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Liria të cilën sot e gë zojmë është arritur falë mundit e sakrificës të shumë brezave.
Lavdi veprës së Nebihut. Lavdi të gjithë dë shmorëve të kombit!

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi,…