Limaj kundër vijave të kuqe sa i përket koalicioneve: Unë i lexoj numrat, s’mund ta ndryshojmë vullnetin e qytetarëve

06 qershor 2025 | 15:19

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, qysh pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve, kishte shprehur gatishmëri për bashkëpunim edhe më Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Ky qëndrim politik i hapur edhe ndaj Kurtit, i ka kushtuar Limajt me prishje të raporteve më Ramush Haradinajn, më të cilin kanë garuar bashkë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një intervistë për “TCh”, Limaj ka thënë se ndonëse s’është i kënaqur me atë që ka ndodhur përgjatë katër viteve të fundit dhe kishin kërkuar ndryshim, është kundër vijave të kuqe sa i përket koalicioneve dhe potencon se si kryetar i Nismës e lexon rezultatin e zgjedhjeve.

“Si politikan unë i lexoj numrat, mesazhi i numrave, vullneti i qytetarëve është ky, nuk mund ta ndryshojmë. Dhe Kosova sa është e atij që ka fituar më shumë vota, është edhe e atij që ka më së paku vota”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se s’mund të qëndrohet pa u përfshirë në procese, meqë s’ka dhe një Kosovë të dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka uruar festën…