
Limaj: Kurti s’duhej të fliste për taksën në ditën e tij të parë si kryeministër
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryeministri Kurti nuk duhet të flasë për temën e taksës në ditën e tij të parë si kryeministër i shtetit.
“Kryeministri nuk duhet të flasë për temën e taksës në ditën e tij të parë si kryeministër i shtetit”, është shprehur Limaj.
“Ka ma shumë se 100 tema të tjera me të cilat mund të merret, tema e taksës është temë e ndjeshme”, ka thënë Limaj.
Limaj gjithashtu tha se në ditën e votimit të Qeverisë ishin treguar konstruktiv në fjalimet në foltore, pasi LV-ja në të kaluarën ishte sjellë shumë më keq.
“Nuk hodhëm ujë, as gaz lotsjellës. Thjesht thamë mendimet tona në foltore”, ka deklaruar Limaj.
“Kurti shpesh ka ndërruar qëndrimet në punët më me rëndësi për shtet. Për flamur, për institucione, për pavarësi etj”, ka thënë ai.