
Limaj: Lajm i mrekullueshëm shërimi i të infektuarit me COVID-19
26 mars 2020
| 21:45
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shkrur në llogarinë e vet në “Facebook” se është i mrekulluar me lajmin për shërimin e të një infektuari me COVID-19 në Kosovë.
Ai ka thënë se ne duhet të lutemi edhe për pacientët e tjerë, por edhe t’i respektojmë me përpikëri këshillat e profesionistëve, shkruan “Epoka e re”.
Postimi i plotë i Limajt:
Lajm i mrekullueshëm shërimi i një të infektuari nga COVID-19 në Kosovë.
Lutemi që edhe pacientët tjerë të prekur nga ky virus të shërohen sa më parë.
Bashkërisht do ia dalim duke respektuar në përpikëri këshillat e profesionistëve. #rriNshpi
/Epoka e re/