Limaj: Liria e Kosovës është arritur me gjakun dhe mundin e shumë brezave

21 shtator 2018 | 13:48

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, me rastin e rivarrimit të eshtrave heroit të kombit, kolonel Ahmet Krasniqit dhe dëshmorit Qazim Jakupi, ka thënë se Liria e Kosovës është arritur me gjakun dhe mundin e shumë brezave.

“Me iniciative të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe me kërkesë të familjeve, sot bëhet rivarrimi i eshtrave të heroit të kombit, kolonel Ahmet Krasniqit dhe dëshmorit Qazim Jakupi. Rivarrimi i eshtrave të kolonel Krasniqit po bëhet 20 vjet pas vrasjes së tij në rrethana ende të pasqaruara. Liria e Kosovës është arritur me gjakun dhe mundin e shumë brezave! I paharrueshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit! Lavdi!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Me iniciative të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe me kërkesë të familjeve, sot bëhet rivarrimi i eshtrave të heroit…

Gepostet von Fatmir Limaj am Freitag, 21. September 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florentino Perez po synon ta rrëmbejë Frenkie De Jong para…