Limaj: Më 26 nëntor në Pejë mbahet mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri

23 tetor 2018 | 15:45

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka bërë me dije në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës se ka kërkuar nga shteti shqiptar zbritjen e taksës në rrugën e Kombit.

Limaj ka thënë se në takimin me përfaqësues të qeverisë shqiptarë, ai në emër të Qeverisë së Kosovës, ka paraqitur shqetësimin që taksa është e lartë dhe duhet gjetur mënyra për të zvogëluar, e cila do të ishte në dobi të dy vendeve.

Limaj beson se Shqipëria e ka marrë seriozisht këtë kërkese dhe pret që ata do të vijnë me qëndrim konkret.

Limaj me pas ka bëre me dije se më 26 nëntor në Pejë do të mbahet mbledhja e dy qeverive dhe se po punojnë bashkërisht për temat dhe marrëveshjeve që do t’i nënshkruajnë.

Zëvendëskryeministri ka njoftuar edhe për disa nga marrëveshjet për të cilat pritet të nënshkruhen më 26 nëntor.

/Epoka  e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti në…