Limaj: Me gjithë vullnetin tonë, koalicioni me PDK-në nuk u realizua

16 dhjetor 2025 | 21:56

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj foli edhe për arsyet pse nuk u realizua një koalicion mes Nismës dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Limaj tha se, ndonëse ekzistonte dëshira për ta larguar nga pushteti qeverinë aktuale, një gjë e tillë nuk u bë e mundur.

Sipas tij, Nisma kishte shprehur gatishmëri të plotë për një listë të përbashkët, por marrëveshja nuk u arrit.

“Për ta ndryshuar qeverisjen, për ta mundur këtë pozitë dhe këtë parti që është në pushtet, fatkeqësisht, me gjithë vullnetin tonë, kjo nuk ndodhi. Ne e kemi bërë publike dhe gatishmëria jonë ka qenë 100 për qind që ta bëjmë këtë listë të përbashkët. E kam të vështirë të shpjegoj pse nuk ka ndodhur, por ka ndodhur”, tha Limaj në emisionin Politiko.

Ai shtoi se, pavarësisht dështimit të koalicionit, Nisma do të vazhdojë rrugën e saj politike duke garuar e vetme në zgjedhje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës njofton për agjendën mediale të kandidatit…