Limaj: Me Mogherinin biseduam në mënyre të veçantë për ta pagjeturit dhe vizat

08 janar 2019 | 20:15

Delegacioni Shtetëror për Bisedime me Serbinë ka zhvilluar të martën takim në Bruksel me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Pas këtij takimi, bashkëkryesuesi i këtij delegacioni, Fatmir Limaj ka thënë në një konferencë për media se Kosova është e interesuar të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë e cila ne zemër të saj ka njohje reciproke mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB, njohje nga pesë vendet e BE-së si dhe hapjen e perspektives evropiane të qartë për Kosovën.

Bashkëkryesuesi Limaj ka bërë me dije se në këtë takim është biseduar edhe për liberalizimin e vizave duke vlerësuar angazhimin e Komisionit Evropian, Limaj ka thënë se kanë kërkuar që Kosova sa me shpejt të futet në rend të ditës dhe qytetarët e Kosovës ta marrin lajmin e shumëpritur dhe të merituzar për vizat.

“Ky ka qenë rast i mirë me pa përkushtimin tonë të shtetit të Kosovës për Dialog.  Ia bëmë të qartë se Kosova ka ekip dhe jo individë. Ne jemi ekip shtetëror që përfaqësojmë vendin dhe tani e tutje do të shohim si do të përcaktohet agjenda. Sot e kem pas një takim të rëndësishëm. Jam I kënaqur nga ky takim”, ka thënë bashkëkryesuesi I delegacionit, Limaj.

Sa i përket taksës, Limaj ka thënë se Serbia duhet të plotësoj kushtet për të hequr taksën duke shtuar se masa për taksen është e panevojshme në kohën kur do të arrihet marrëveshja përfundimtare.

Limaj ka theksuar se në këtë takim është biseduar edhe për çështjen e të pagjeturve dhe tema tjera në interes  të Kosovës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elife Luzha - Pushtimi i Kosovës dhe represioni serb mbi…