Limaj: Mirë se kanë ardhur ambasadorët, pasi të kryhet seanca flasim

25 korrik 2025 | 11:23

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, nuk pranoi të flasë për gazetarët nëse ka arritur ndonjë dakordim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në negociatat e nisura me të.

Ai tha se komentet e tij i bën pas seancës përkundër insistimit të gazetarëve.

I pyetur për prezencën e ambasadorëve sot në sallën e Kuvendit, Limaj tha: “Mirë se kanë ardhur. Masi të kryhet seanca flasim. Komentet i kam pas seancës”.

Limaj refuzoi të flasë edhe për vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për masë të përkohshme dyjavore pas përfundimit të afatit 30-ditor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lirim Gashi, Prizren Në një kohë kur heshtja është bërë…