
Limaj në Ferizaj: Çdo ditë e më shumë, të rinjtë po i afrohen vizionit tonë
Kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, bashkë me kryetarin e degës së kësaj partie në Ferizaj, Nehat Mustafa, mirëpritën me entuziazëm dhjetëra të rinj që iu bashkuan Nismës.
“Çdo ditë e më shumë, të rinjtë po i afrohen vizionit tonë, një vizion i bazuar në zhvillim të qëndrueshëm, drejtësi sociale dhe përfshirje të gjerë. Ne besojmë se hapësira për zhvillim është thelbësore për të ardhmen, zëri i arsyes duhet të dëgjohet, dhe puna e çdo individi duhet të vlerësohet e respektohet”, ka theksuar Limaj.
Ai ka thënë se ky bashkim i të rinjve është dëshmi e fuqisë dhe besimit në rrugën e tyre politike, ku çdo zë ka rëndësi dhe çdo ide ka mundësi për t’u realizuar.
“Së bashku, po ndërtojmë një ekipë të fortë dhe shpresëdhënës për Ferizajn dhe për gjithë Kosovën”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.