
Limaj në Gjakovë: Votojeni listën e NISMA-s, sepse përbëhet nga intelektualë, gra të guximshme dhe të rinj me vizion
Kryetari i Nisma Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj, ka takuar strukturat partiake të partisë në Gjakovë. Ai tha se së bashku me bartësin e listës, Artan Nimanin, kanë shpalosur programin qeverisës për komunën.
Njoftimi i plotë i Limajt:
“Përjetë Gjakova 186! Së bashku me bartësin e listës së NISMA Socialdemokrate, Artan Nimani, shpalosëm programin tonë Përjetë Gjakova.
Më shumë se kurrë, Kosova dhe veçanërisht Gjakova ka nevojë për njerëz racionalë, që japin gjithë qenien e tyre për vendin dhe qytetin që duan.
Lista jonë në Gjakovë përbëhet nga intelektualë, gra të guximshme dhe të rinj me vizion, të cilët kanë guximin dhe kapacitetin për t’u angazhuar fuqishëm për brengat, shqetësimet dhe problemet e përditshme të qytetarëve.
Për çdo fshat dhe lagje të Gjakovës, lista jonë do të jetë zëri i nënave vetushqyese, fermerëve, veteranëve dhe pensionistëve, duke i përfaqësuar me ndershmëri dhe përkushtim.”
#PërjetëKosova186
#NISMASocialdemokrate