‘Limaj në krye të Kuvendit’, Izmaku beson se marrëveshja me LV-në do të arrihet në fundjavë

17 korrik 2025 | 11:58

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka thënë se beson se kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do ta arrijnë një marrëveshje në fundjavë.

Ajo ka mohuar se Nisma ka hequr dorë nga kërkesa për postin e kryeparlamentarit.

“Jo, absolutisht. Ne jemi në atë diagonale të bisedimeve me çështjen që zoti Limaj të jetë në krye të Kuvendit dhe të presim në fundjavë që të ketë një epilog pozitiv të bisedimeve”, ka thënë ajo, duke shtuar se Limaj do të dalë “mbi egot personale dhe partiake”.

“Të shpresojmë që më në fund dikush po del mbi egot personale dhe partiake, e ky duket që do të jetë zoti Limaj pra, sepse nga fillimi e ka ndryshuar diskursin në këtë vend. Sikur të gjithë të kishim menduar nga fillimi që t’i tejkalojmë inatet dhe egot personale, besoj që sot kishim diskutuar për ligje”, ka thënë  ajo.

Izmaku ka thënë se presin që epilogu i “kafes apo drekës”, të jetë pozitiv.

“Të shpresojmë pra që kjo marrëveshje, këto bisedime që kanë shkuar me muaj të tërë ta prodhojnë një rezultat dhe Kosova të ketë institucione”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup zyrtarësh të rinj do të marrin pozita të…