Limaj në Malishevë: Qytetarët t’i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë

28 mars 2020 | 18:12

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar sot Komunën e Malishevës për të parë nga afër gjendjen e krijuar pas përhapjes se virusit Covid-19.

“Qytetarëve të prekur nga ky virus në këtë komunë ju uroj shërim të shpejt dhe tejkalim të kësaj situate.
Shpreha mirënjohje për kryetarin, stafin shëndetësor në Malishevë dhe strukturat komunale që janë angazhuar së bashku për të tejkaluar këtë krizë, për masat që kanë marrë dhe çdo gjë tjetër. Apeloj qytetarët që të respektojnë të gjitha rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe udhëzimet komunale sepse në këtë situatë të gjithë duhet të kryejnë rolin dhe detyrat e veta. Shpresoj që edhe në qytetet tjera të vazhdojnë të respektojnë këto udhëzime”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se është i shqetësuar për mungesën e mjeteve elementare për t’u mbrojtur nga ky virus.

“Kërkoj urgjent nga ministria e Shëndetësisë të merr masa dhe të bëjë furnizime të plota për qendrën shëndetësore dhe për Komunën e Malishevës. Duhet furnizim masiv dhe serioz dhe në shërbim të plotë të parandalimit të përhapjes së virusit. Është shumë e habitshme që një barnatore ka ndihmuar komunën më shumë se qeveria e Kosovës, është për çudi që ende ministri i Shëndetësisë ende nuk e ka kontaktuar komunën e Malishevës”, ka deklaruar Limaj.

Ai ka shtuar se kërkesa e tij është që të shtohen sa më shumë testimet me qëllim që të lokalizohen sa më shpejt rastet me virus.

“Futja në karantinë e një komune të tërë ka qenë hap i ngutshëm sepse është dashur që të shkohet vetëm me fshatrat dhe lagjet nga vijnë të prekurit me këtë virus. Ne do të vazhdojmë të ngrisim zërin dhe të bëjmë përpjekjet tona për të ndihmuar komunat e Kosovës”, është shprehur Limaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarët e komunave të Kosovës përmes Asociacionit të Komunave të…