Limaj në Prizren: Po cenohen bazat e shtetit me çasjen e dëmshme të qeverisë

02 dhjetor 2023 | 23:43

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka nisur turin e bashkëbisedimit me qytetarë në Prizren, ku temë diskutimi ishin zhvillimet në vend.

Limaj ka theksuar se Kosova nuk po përballet vetëm me gabime qeverisëse, sepse, sipas tij, gabimet janë normale, por fatkeqësisht Kosova është futur në rrugën e gabuar, dhe kjo rrugë mund të ketë pasoja të papërmirsueshme për shtetin.

“Koha është për ngritjen e masës kritike në veprim, derisa po cenohen bazat e shtetit me çasjen e dëmshme të qeverisë, si në politikat e brendshme ashtu edhe në ato të jashtme”.
“Më shumë se kurrë vendi ynë sot ka nevojë për bashkimin e energjive në krijimin e një alternative të re, për të ndaluar mashtrimin dhe shkatërrimin që po përjeton Kosova”, ka deklaruar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllau i të ndjerës Liridona Ademaj, Leonard Ademaj, përmes një…