
Limaj: Nëna Ajshe rriti dhe edukoi fëmijët me frymën e atdhedashurisë
07 janar 2022
| 15:47
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen Veseli për ndarjen nga jetë të Ajshe Veslit, nënës së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Ai ka thënë se Ajshe Veseli ka rritur dhe edukuar fëmijët me frymën e atdhedashurisë.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës Ajshe Veseli. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta bashkëluftëtarit tim, ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe gjithë familjes Veseli. Nëna Ajshe rriti dhe edukoi fëmijët e saj me frymën e atdhedashurisë! U prehtë në paqe!”, ka thënë Limaj.