Limaj nga Malisheva: Me Ekrem Kastratin drejt fitores, me të parën, pa balotazh!

09 tetor 2025 | 22:09

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës në Malishevë, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se do të fitojnë me të parën, pa balotazh, me Ekrem Kastratin.

“Kjo është Malisheva që pamë sot, e bashkuar, e qartë dhe e vendosur”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Me Ekrem Kastratin drejt fitores, me të parën, pa balotazh!

Kjo është Malisheva që pamë sot, e bashkuar, e qartë dhe e vendosur.

Tubimi i sotëm ishte më shumë se një ngjarje politike ishte një manifestim i vullnetit qytetar për vazhdimësi, për seriozitet dhe për zhvillim të qëndrueshëm. Ishte përgjigja më e mirë që qytetarët i dhanë çdo dyshimi, Ekrem Kastrati gëzon besimin që po forcohet çdo ditë.

Malisheva nuk ka kohë për eksperimente. Ajo ka zgjedhur rrugën e punës, të përkushtimit dhe të rezultateve.

#PërjetëKosova186

#NISMASocialdemokrate

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në debatin për…