Limaj ngushëllon familjen Hazrolli për vdekjen e ish luftëtarit të UÇK-së

21 korrik 2020 | 11:02

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen Hazrolli për vdekjen e Shpejtim Hazrollit nga Banja e Malishevës.

Limaj shkruan në “Facebook”, se Shpejtimi ishte luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe së bashku me tërë familjen dhe rrethin e tij, ishin pjesë e luftës çlirimtare, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftë.

“Pusho i qetë në tokën e Kosovës, Shpejtim”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e parakohshme të bashkëvendasit dhe bashkëluftëtarit, Shpejtim Hazrolli.
Shpejtimi ishte luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai së bashku me tërë familjen dhe rrethin e tij, ishin pjesë e luftës çlirimtare, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftë.
Familjes Hazrolli nga Banja e Malishevës, të gjithë bashkëluftetarëve dhe miqve të tij i shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Pusho i qetë në tokën e Kosovës, Shpejtim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezultatet paraprake të testeve klinike të trajtimit të ri kundër…