Limaj: NISMA do të vazhdojë e përkushtuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën

28 shkurt 2026 | 21:00

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar 12-vjetorin e themelimit të partisë, duke vlerësuar rolin dhe angazhimin e saj në jetën politike të vendit.

Përmes një postimi publik, Limaj ka theksuar se gjatë këtyre viteve, subjekti që ai drejton ka kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë.

“Urime 12-vjetori i NISMA Socialdemokrate! Për 12 vjet, NISMA Socialdemokrate ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës dhe është angazhuar për një shoqëri më të drejtë, barabartë dhe më të zhvilluar,” ka shkruar Limaj.

Ai ka theksuar se rrugëtimi i partisë nuk ka qenë i lehtë, por ka qenë i qëndrueshëm në qëllimet e saj.

“Bashkë kemi qenë pjesë e një rrugëtimi të gjatë dhe aspak të lehtë, duke u ballafaquar me sfida të ndryshme, por në asnjë moment, për asnjë çast, nuk kemi harruar qëllimin tonë: Kosova e para!” është shprehur ai.

Limaj ka shtuar se NISMA Socialdemokrate do të vazhdojë të jetë e angazhuar për të ardhmen e vendit.

“NISMA do të vazhdojë të jetë e angazhuar dhe e përkushtuar për të kontribuar në një të ardhme më të mirë e të sigurt për Kosovën dhe qytetarët e saj,” ka deklaruar Limaj.

Në fund, ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite në forcimin e partisë.

“Andaj, përmes këtij postimi, më lejoni t’iu shpreh gjithë mirënjohjen time aktivistëve, strukturave udhëheqëse dhe çdo individi që në çfarëdo forme ka kontribuar në konsolidimin e NISMA-së për 12 vite,” ka përfunduar kreu i NISMA-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej tash e tutje, çdo kandidat që plotëson kriteret akademike…