Limaj: Nisma Socialdemokrate garancia për qeverisje të përgjegjshme në Rahovec

02 tetor 2025 | 22:01

Sot, Fatmir Limaj së bashku me bartësin e listës, Xhevdet Krasniqin, zhvilluan takim me shtabin zgjedhor të NISMA Socialdemokrate në Rahovec.

Limaj theksoi se Rahoveci ka nevojë për njerëz punëtorë dhe me dëshirë për të rikthyer dinjitetin e punëtorit, vreshtarit dhe bujkut.

Ai siguroi se lista e NISMA Socialdemokrate do të qeverisë me përgjegjësi dhe transparencë, duke vënë qytetarin në qendër të vendimmarrjes dhe duke qenë zëri i halleve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, në…