Limaj nuk i beson Kurtit se ‘i kemi votat për qeveri’: S’duam ta zgjedhim kryeparlamentarin e të shkojmë në zgjedhje

23 korrik 2025 | 11:53

Kryetari i Nisma Socialdemokrate pas seancës së 51-të para Kuvendit është deklaruar për media, ku ka shprehur mosbesimin në deklarimet e Kurtit se “i kemi votat për qeveri, por jo për kryetar të Kuvendit”.

Limaj në fakt e ka thënë krejt të kundërtën. Ai ka shfaqur “frikën” se po të votohet kryetari i Kuvendit pa marrëveshje të plotë, mund të konstituohet Kuvendi, por të shkohet drejt zgjedhjeve, për çfarë Nisma nuk kontribuon.

“Të shkojmë drejt një zgjidhje përfundimtare, jo parciale, jo vetëm për Kuvendin. Nganjëherë këtu po krijohet përshtypja se këtu është problemi (Kuvendi) e s’është. Problemi është se duhet të krijohet shumica qeveritare. Shumica e cila funksionon edhe për Parlament edhe për qeveri. Jo shumicë që e zgjedh kryetarin e Parlamentit edhe shkon në zgjedhje”, ka thënë Limaj.

Kurti vazhdimisht kishte thënë se ai e ka shumicën për qeveri, por jo për Kuvend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat amerikane zbuluan se shëndeti i Bruce Willis po përkeqësohet.…