
Limaj nuk u përgjigjet gazetarëve nëse është marrë vesh me Kurtin: Kur të kthehem, flasim
23 korrik 2025
| 11:24
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është rikthyer në Kuvend pasi ka munguar të hënën.
Ai nuk i është përgjigjur gazetarëve nëse është marrë vesh me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.
Limaj ka thënë se do të flasë pasi, siç pritet, të ndërpritet seanca konstituive.
“Kur t’kthehem. Dy minuta. Si t’vi, kthehem, flasim”, ka thënë Limaj.