
Limaj nxiton për në seancën, thotë se ende s’është takuar me Kurtin
15 korrik 2025
| 11:14
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ende nuk është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Megjithatë, derisa nxitonte për në seancën e sotme, Limaj nuk ka pohuar, por as nuk e ka mohuar se ka pranuar ftesë nga ai për këtë takim tashmë të përfolur.
Takimi Kurtit dhe Limajt dyshes po konsiderohet si gatishmëri bashkëpunimi, i cili vjen si tentim për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit.