
Limaj para nisjes së seancës: Jam i bindur që Kosova shumë shpejt do t’i ketë institucionet e veta
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk beson që ka ndodhur diçka e re dje, kur u pyet për deklaratën e Kurtit se e ka dhënë propozimin e tyre për kryetar të kuvendit, që është Albulena Haxhiu.
“Unë nuk besoj që dje ka ndodhë diçka e re përveç asaj që tash e 26 herë propozimi është duke u votuar, kështu që nuk besoj që është thënë diçka e re”, ka thënë Limaj.
Limaj ka shtuar se është i bindur që Kosova shumë shpejt do t’i ketë institucionet e veta.
“Ajo që mund të them unë është sido që të jetë vendi duhet të ketë një shumicë parlamentare. Nisma ka ofruar një mundësi që ne besojmë me qenë të përgjegjshëm për faktin që vendi duhet me pasur institucione pavarësisht si bëhet, pavarësisht çfarë shumice ndërtohet. Partitë politike në fund të ditës secila jep përgjegjësinë e vet dhe pozicionimin e vet. Ne kemi dashur që duke e kuptuar situatën dhe nevojën e të pasurit institucione, duke kuptuar se institucionet krijohen vetëm përmes shumicës parlamentare, duke respektuar pozicionimin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës, ne si parti me ato mundësi dhe vota që e kemi dashur të jemi përgjegjshëm para votuesve duke e dhënë një mundësi, të tjerat secili jep përgjegjësinë e vet. Unë jam i bindur që Kosova shumë shpejt do t’i ketë institucionet e veta”.
“Derisa nuk ka ndryshim të gjendjes, sjellja jonë në kuvend do të jetë e njëjta si deri tani”, ka thënë Limaj.
“Derisa nuk ka ndryshim të gjendjes, sjellja jonë në kuvend do të jetë e njëjta si deri tani”, ka thënë Limaj.