Limaj: Parlamenti nuk e ka kryer detyrën e vet për monitorimin e zbatimit të ligjit për Specialen

07 gusht 2025 | 20:53

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në protestën e sotme në Prishtinë në përkrahje të çlirimtarëve.

Ai ka theksuar se Kosova kërkon drejtësi dhe nuk kërkojnë asgjë me shumë se të vërtetën dhe barazi para ligjit.

“Fatkeqësisht, Parlamenti nuk e ka kryer detyrën e vet për monitorimin e zbatimit të ligjit për Gjykatën Speciale. Para pesë vitesh, u kam propozuar grupeve parlamentare që Parlamenti i Kosovës të shfrytëzojë mundësinë për të kontaktuar institute të pavarura dhe të specializuara, të cilat ofrojnë monitorim profesional”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Postimi i plotë i Limajt:

Kosova kërkon drejtësi dhe nuk kerkojne asgje me shumë se të vërtetën dhe barazi para ligjit!

Fatkeqësisht, Parlamenti nuk e ka kryer detyrën e vet për monitorimin e zbatimit të ligjit për Gjykatën Speciale. Para pesë vitesh, u kam propozuar grupeve parlamentare që Parlamenti i Kosovës të shfrytëzojë mundësinë për të kontaktuar institute të pavarura dhe të specializuara, të cilat ofrojnë monitorim profesional.

Këto institute, të njohura në fushën e drejtësisë ndërkombëtare, kanë përvojë të jashtëzakonshme në raste të ngjashme që janë monitoruar më parë në Hagë. Një institut i monitoruar nga Parlamenti do ta kishte rritur besueshmërinë dhe transparencën e punës së Gjykatës dhe do të ndihmonte në parandalimin e shkeljeve të të drejtave të të akuzuarve atje.

Si atëherë, ashtu edhe sot, besoj se kjo ka qenë dhe mbetet rruga e vetme përmes së cilës një shtet serioz angazhohet me përgjegjësi në mbrojtjen e të drejtave të veta, të cilat rrezikojnë të përmbyten.

Liri për çlirimtarët – Lavdi UÇK-së!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Nevenka Tromp Të dashur qytetarë të Kosovës, “Drejtësia e…