
Limaj pas deklaratës së Trumpit: Çdo shmangie për institucionet mund të sjell edhe dëme gjeostrategjike
Lideri i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë që subjekti që ai përfaqëson, ndihet më i përgjegjshëm për shkak se kanë ofruar një opsion, duke bërë thirrje për marrëveshje politike.
Sipas tij, megjithatë, çdo gjë tjetër çfarë ndodhë nga subjektet tjera, është skandaloze.
“Kjo është skandaloze, çka po ndodhë. Ne nga fillimi kemi ftuar për marrëveshje politike. Kjo është një lloj situate ku neve na bënë me u ndje të përgjegjshëm sepse kemi dhënë një opsion. Çdo gjë tjetër çfarë po ndodhë këtu, është skandaloze”, ka thënë Limaj.
Më tutje, Limaj ësbtë shprehur se drejtuesit politikë në vend duhet të tregohen më konstruktiv, sepse bota po përjeton ndryshim drastik dhe çdo shmangie, mund t’i kushtojë Kosovës.
“Nëse lejohet kjo që çdo dy muaj të shkohet në zgjedhje, atëherë krejt çka mund të them është se nuk e mertioni besimin e qytetarëve të Kosovës”.
“Kjo shmangie sjell dëme ekonomike, politike dhe mund të na sjell edhe dëme gjeostrategjike. Ne si drejtues duhet të parashikojmë gjërat. Drejtuesit duhet të insistojnë”, ka thënë Limaj.