Limaj pas letrës së Bidenit: Serbia ta njohë Kosovën, por jo me kushtin e heshtjes dhe mohimit të gjenocidit

07 shkurt 2021 | 13:15

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mirëpritur letrën e presidentit amerikan, Joe Biden, nëpërmjet të cilës kërkon nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.

Në këtë kontekst, Limaj ka thënë se tani është koha për udhëheqës të denjë, të cilët luftojnë për interesin e Kosovës.

“Mirëpres letrën e presidentit Biden që kërkon nga Vuçiq pranimin e Pavarësisë së Kosovës. Tani është radha jonë. Ne na duhet që të zgjedhim udhëheqës të denjë, që do të luftojnë për interesin tonë nacional në luftën diplomatike që po na pret. Serbia duhet ta njohë Kosovën, por jo me kushtin e heshtjes dhe me mohimin e gjenocidit”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, ka kërkuar…