Limaj: PDK-ja duhet të jetë në qeveri, po punoj në atë drejtim

24 korrik 2020 | 23:41

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në “Intervistën e Javës” në “Gazeta Blic” ka deklaruar se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë nëse nuk kemi nje unitet të brendshëm nacional.

Ai shprehet i bindur se as një kryeministër e as një president i vetëm, nuk e ka fuqinë ta nënshkruajë një marrëveshje përfundimtare.

Limaj madje thotë se është duke punuar që ta bind PDK-në për të hyrë në qeveri.

“Unë e ftoj PDK-në në koalicion. A jemi ka e shohim se në çfarë gjendje është vendi jonë. Nisma jo vetëm që është e gatshme por është duke punuar në këtë drejtim. Kam takuar zotin Veseli kam takuar edhe zotin Mustafa, e mira këtu është që po ruhet tradita shtetërore”, ka theksuar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte, para pak qastesh, te ‘Rrethi i Flamurit’ në Prishtinë,…