Limaj për herë të parë i përgjigjet AAK-së: Edhe në bastionet e tyre kishin më pak vota se në 2021

26 maj 2025 | 21:47

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partneri i koalicionit, AAK ka pasur rënie të votave në bastione të saj.

Ndërkaq, NISMA tha se e ka shtuar votën në bastionin e saj, Malishevë. Limaj ka thënë në “Pressing”, se deputetër çdoku punojnë për vete, për këtë vota ishte e koncentruar.

Ai ka thënë se si koalicion kanë pritur më shumë.

“Në bastionet e tyre, krahasuar me 2021 nuk kanë ru vota, diçka ka ndodhur, psh Gjakova, Deçani po flas konkretisht, nëse shihni votat 2021, ka më pak votë në 2025. Ne kemi pritur të shtohen votat, a janë angazhu po, por s’ka ardhur vota. Tek ne kanë ardhur, qai vendi vogël. Kemi rritje, ne kemi dashur edhe kemi punuar që t’i kemi 15%”.

“Çdokund deputetët kanë punu për vete, Aleanca e ka votu Aleancën, Nisma Nismën. Unë nuk besoj që kandidatët e Nismas të presin të votohen nga Aleanca”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë 53-vjeçar, shtetas britanik dhe banor i zonës së…