
Limaj për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Na mungojnë të gjithë, secili në mënyrën e vet
05 tetor 2025
| 20:49
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, C, ka folur për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë, duke shprehur mallin dhe respektin për secilin prej tyre.
Limaj – i njohur me nofkën “Komandant Çeliku” – tha se secili prej bashkëluftëtarëve të tij ka lënë mungesë të veçantë.
“Secili në mënyrën e vet dhe në rolin e vet na mungon këtu. Janë njerëz me personalitete të ndryshme dhe plotësojnë njëri-tjetrin”, tha Limaj në Klan Kosova.
Ai shtoi se proceset që po zhvillohen në Hagë prekin jo vetëm individët që ndodhen në paraburgim, por edhe gjithë shoqërinë kosovare që e njeh kontributin e tyre në luftë dhe liri.