Limaj përkujton rreshterin Afrim Bunjaku në dyvjetorin e rënies

24 shtator 2025 | 13:55

Në dyvjetorin e vrasjes së rreshterit policor Afrim Bunjaku, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar me dhimbje dhe krenari sakrificën e tij në mbrojtje të vendit.

“Sot përkujtojmë me dhimbje dhe krenari heroin më të ri të Kosovës, Afrim Bunjakun, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të vendit tonë. Rënia e tij heroike është dëshmi e përkushtimit të pakompromis ndaj detyrës, ndaj atdheut dhe ndaj paqes së fituar me shumë mund e sakrificë”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.

Ai ka thënë se vepra dhe sakrifica e Bunjakut do të mbesin përjetësisht në kujtesën e popullit.

“Lavdi e përjetshme emrit, veprës dhe kujtimit të Heroit, Afrim Bunjaku”, ka shkruar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, përmes përfaqësuesit të tij ligjor,…