Limaj porosi PDK-së dhe LDK-së: Nëse keni projekt serioz, mund të bëhemi të gjithë bashkë kundër LVV’së

03 nëntor 2025 | 17:45

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në emisionin “Frontal” të T7 ka thënë se dy partitë e mëdha e kanë mundësinë që të bëhen bashkë për një alternativë ndryshe.

Ai shtoi se edhe Nisma është e gatshme të bëhet pjesë e saj.

“Qytetari nuk mjaftohet me thanë po vi me një alternativë ndryshe. Ai don me pa veprime ndryshe. A po e bashkon këtë zë opozitar që duan një qeveri ndryshe, cka po ben ti me veprime konkrete me afru këtë bosht ose këtë ekip? Prandaj dy partitë e mëdha e kanë këtë mundësi. Atyre po ju flas, atyre që duan një qeveri ndryshe, për me vazhdu njëjtë e kanë LVV-në. Nisma është e gatshme me dhanë kontributin e vet për bashkimin e kësaj vote për një alternativë ndryshe, ama unë duhet me i pa a ka hap serioz, konkret drejt krijimit të nje alternative ndryshe. Nisma është e gatshme me dëgju nëse ka një projekt serioz, nëse krijohet ky projekt serioz ku qytetarët me e pa si mundësi reale. Aty ku është Nisma është kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, tha ai në Frontal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha…