
Limaj premton guxim e zhvillim për Mitrovicën: Flamur Vojvoda dhe ekipi i tij janë njerëz me përvojë e vizion
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me me kryetarin e Degës së NISMA Socialdemokrate dhe njëkohësisht bartësin e listës për Komunën e Mitrovicës, Flamur Vojvoda, zhvilluan një takim me strukturat e kësaj partie në Mitrovicë.
Limaj tha se ‘Vojvoda dhe ekipi i tij përbëhen nga njerëz me përvojë politike, intelektualë të qytetit, gra dhe të rinj të përkushtuar, të gatshëm të marrin përgjegjësi dhe të ofrojnë vizion, guxim në vendimmarrje dhe zhvillim për qytetin e minatorëve’.
“Mirëqenie sociale të qëndrueshme, krijimin e qendrave për të moshuarit, kënde për fëmijë, organizimin e ekspozitave dhe panaireve, funksionalizimin e hapësirave rinore dhe ofrimin e mundësive për aftësim profesional për të rinjtë dhe punëkërkuesit, këto nuk janë vetëm premtime, por obligime tona për Mitrovicën dhe qytetarët e saj” shkruan Limaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Përjetë Mitrovica 186!
Sot, së bashku me Kryetarin e Degës së NISMA Socialdemokrate dhe njëkohësisht bartësin e listës për Komunën e Mitrovicës, z. Flamur Vojvoda, zhvilluam një takim me strukturat tona në Mitrovicë.
Z. Vojvoda dhe ekipi i tij përbëhen nga njerëz me përvojë politike, intelektualë të qytetit, gra dhe të rinj të përkushtuar, të gatshëm të marrin përgjegjësi dhe të ofrojnë vizion, guxim në vendimmarrje dhe zhvillim për qytetin e minatorëve.
Mirëqenie sociale të qëndrueshme, krijimin e qendrave për të moshuarit, kënde për fëmijë, organizimin e ekspozitave dhe panaireve, funksionalizimin e hapësirave rinore dhe ofrimin e mundësive për aftësim profesional për të rinjtë dhe punëkërkuesit, këto nuk janë vetëm premtime, por obligime tona për
Mitrovicën dhe qytetarët e saj.
#PërjetëKosova186
#NISMASocialdemokrate