Limaj: Prokuroria i ka emrat e personave që montuan rastin ndaj meje

30 nëntor 2017 | 23:48

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka folur rreth rastit “MTPT”, ku ka theksuar se gjykatës i janë dashur 8 vjet që të japë verdiktin e saj për akuzat ndaj tij.

“U deshën 8 vite që gjykata në verdiktin e saj të thotë se në ministrinë që unë e kam drejtuar nuk ka pasur keqpërdorime”, ka thënë Limaj në “RTV Dukagjini”.
Ai ka shtuar se kanë qenë individë vendorë dhe ndërkombëtarë, ata që montuan rastin ndaj tij.
“Këta njerëz që janë kudo në institucione dhe e përdorin ligjin për të abuzuar dhe shkatërruar njerëz, duhet të mobilizohemi të gjithë që tua ngushtojmë rrethin këtyre personave pa marrë parasysh kush janë”, u shpreh Limaj.
Limaj tutje ka shtuar se emrat e këtyre personave që kanë montuar rastin ndaj tij, i janë dorëzuar prokurorisë e madje edhe kanë qenë të publikuar në media para tri viteve.
“Emrat i ka prokuroria se kush i ka montuar sms-at, dhe njëri prej këtyre emrave është në institucione qendrore”, ka thënë Limaj.
Limaj tutje ka shtuar se do të angazhohen për largimin e atyre që abuzojnë me ligjin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesën e shtetit të Finlandës, kryetari i Komunës së…