Limaj reagon pas aksidentit tragjik ku humbën jetën 46 shqiptarë
23 nëntor 2021
| 11:37
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është i prekur thellë nga lajmi i trishtë për vdekjen tragjike të 46 shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Me këtë rast, ai u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave nga ky aksident tragjik.
“I prekur thellë nga lajmi i trishtë për aksidentin e rëndë në Bullgari, ku në mënyrë tragjike, raportohet të kenë vdekur shumica e udhëtarëve, shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve shërim të shpejtë”, është thënë në reagimin e Limajt.



