Limaj rrëfen se si i shpëtoi një prite natën kur u vra Zahir Pajaziti

16 qershor 2020 | 21:35

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në 21- vjetorin e çlirimit të Malishevës ka rrefyer se si i kishte shpëtuar një pritë në ditën kur është vrarë Zahir Pajaziti.

Limaj që në luftë mbante nofkën Çeliku ka thënë se këtë e kishte mësuar gjatë kohës sa ishte në Hagë nga drejtues të shtetit serb.

“Më është organizuar një pritë, por duke falëndëruar Zotin dhe nuk kemi rënë në pritë. Prita ka qenë e organizuar të Bytyqt e Arllatit më 31 janar natën është vrarë Zahiri, ka qenë rastësi se si kam shpëtuar, pr rastëisht kam shpëtuar atë natë dhe këtë e unë këtë e kam mësuar në Hagë nga drejtuesit serb dhe një nga ai që kam mësuar është Stanishiqi i famshëm për të cilin flitet shumë”, ka thënë Limaj në TV Malisheva.

Më tutje, ai ka thënë se rënia e Zahirit, Edmondit dhe Hakifit ka qenë goditje e madhe, por nuk janë ndalur dhe dalëngadalë kështu është zgjëruar UÇK.
UÇK ai ka thënë se është kupola e përpjekjeve të sakrificës për lirinë e vendit dhe ai ka apeluar që me kujdes të mos i përzijnë pakënaqitë ditore me veprat e mëdha historike.

Më tutje, Limaj ka folur edhe për rajonin e Llapushes duke thënë se kjo zonë ka qenë një lloj kryqzimi i lëvizjeve të mëdha kombëtare.
“Llapusha ka qenë strehë e të gjitha lëvizjesve kombëtare, e burrave dhe patriotëve të këtij kombi si Isa Boletini, dhe Sadik Rama i Gjurgjevikut.
Ai ka folur edhe për diskriminimin që i është bërë Llapushës në sitemin e kaluar.

Llapusha nuk e ka marrë vendin e merituar për shkak të diskriminimit. Disa herë e kanë bërë Malishevën komunë, e disa herë e kanë prishë. Këtu ose mjeshtër ose bujk s’ke mujt tjetër sen. Qytetarët e Malishevës kanë qenë të privuar. Njerëzit e këtij rajoni janë burra të mirë e të urtë, por asnjëherë nuk kanë gezuar të drejtë që u ka takuar. Llapusha është në themelet e lirisë së Kosovës. Çdo qytetarë i Malishevës duhet të ndihet krenar. Shpi për shtëpi ka qenë pjesë e lirisë”, ka shtuar Limaj.

Gjatë luftës, Limaj ka thënë se Malisheva ka qenë magje e Drenicës dhe Dukagjinit dhe njerëzit tanë nuk kanë kursyer asgje duke shtuar se përfshirja e Llapushës në luftë ka qenë masive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me ngjarjen…