Limaj s’e sheh veten president: S’ka ardhur koha të mbyllem në zyrë

05 tetor 2025 | 08:14

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk e sheh vetën në pozitën e presidentit të vendit pas pesë muajsh.

Kjo pasi Limaj tha se ende do që të jep punë për vendin nga terreni, pasi sipas tij, Kosova ka nevojë shumë për projekte të mëdha.

“Unë dua ende të jap punë për vendin tim, unë ende mund të jap punë nga terreni, Kosova ka nevojë shumë për projekte të mëdha. Nuk mendoj që ka ardhur koha të mbyllem në një zyrë”.

“Unë dua që të jem i angazhuar në terren dhe ende kam edhe energji dhe dëshirë dhe ende kam ëndrra se mund t’i realizoj disa projekte të mëdha për këtë vend”, tha Limaj në “Jehona politike” në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se Kosova duhet të futet fort në punë dhe t’i shfrytëzoj maksimalisht kapacitetet e saj, teksa u shpreh se për emrin e presidentit duhet të ketë marrëveshje politike.

“Duhet pasur marrëveshje politike. Më mirë është të bësh sot marrëveshje politike se pas gjashtë muaj, kaq është qëndrimi im. Ajo çka pres është që te jetë një njeri që i plotëson për të qenë president”, tha ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se…