Limaj shpreh ngushëllime për shqiptarët që tragjikisht humbën jetën në Gjermani dhe Zvicër

17 tetor 2020 | 12:03

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka shprehur ngushëllime për shqiptarët që tragjikisht humbën jetën në Gjermani dhe Zvicër.

“Dita e djeshme ishte e kobshme për katër bashkëatdhetarë tanë të cilët ndërruan jetë, tre prej tyre në një aksident komunikacioni në Gjermani, dhe tjetri në vendin e tij të punës në Zvicër.

Në këto momente aspak të lehta për familjarët e tyre, ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që raste të tilla të mos përseriten.

Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi nga komuna e Ferizajt dhe familjes Avdylaj nga Zabërgja e Klinës për humbjen e më të dashurve të tyre”, ka shkruar Limaj në rrejtet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka shkuar…