
Limaj: Shtimja meriton më shumë, dhe ne jemi këtu për ta bërë këtë të mundur!
Kryetari i Nisma Socialdemokrte, Fatmir Limaj ka vizituar Shtimjen ku ka takuar anëtarët e Shtabit Zgjedhor të partisë.
Limaj ka thënë lista zgjedhore për Kuvend Komunal është mishërim i kësaj filozofie e lidhur ngushtë me jetën e qytetit dhe e përkushtuar për avancimin, zhvillimin dhe prosperitetin e Shtimes.
Shtimja meriton më shumë, dhe ne jemi këtu për ta bërë këtë të mundur!
“Së bashku me bartësin e listës për Kuvendin Komunal z. Sherif Krasniqi, patëm kënaqësinë të takojmë ekipin e shtabit zgjedhor, një grup i përkushtuar dhe i angazhuar me sinqeritet për të ardhmen e qytetit dhe qytetarëve të Shtimes.
Besojmë se zhvillimi i qëndrueshëm arrihet vetëm atëherë kur je pranë qytetarëve, ndan hallet, shqetësimet dhe ëndrrat e tyre. Lista jonë për Kuvend Komunal është mishërim i kësaj filozofie e lidhur ngushtë me jetën e qytetit dhe e përkushtuar për avancimin, zhvillimin dhe prosperitetin e Shtimes.
Shtimja meriton më shumë, dhe ne jemi këtu për ta bërë këtë të mundur!”, ka thënë Limaj në takimin e tij me shtabin zgjedhor në Shtime.
#PërjetëKosova186
#NISMASocialdemokrate