
Limaj: S’jam i interesuar me qenë në qeveri të pozitës e as të opozitës
Fatmir Limaj, është deklaruar i prerë sa i përket pozicionit të tij dhe partisë që ai e drejton, për të qenë pjesë e koalicioneve për qeveri të vendit.
Në intervistën në Rubikon të Klan Kosovës, Limaj tha se nuk do të jetë pjesë as e qeverisë së Albin Kurtit, as e qeverisë së mundshme të partive të ish-opozitës.
Madje ai thotë se më shumë e ka marrë malli për të qenë në opozitë.
“Të njëjtën i kam thënë edhe kryetarit të Partisë Demokratike, ne të ndihmojmë me ndërtu qeverinë, paketa ligjore është parësore për mua. Ne nuk jemi të interesuar as aty me qenë në qeveri. Po s`jemi bre të interesuar me qenë në këtë fazë në qeveri”.
“Mua me ka marrë malli me qenë në opozitë në parlament, besoj që i ndihmoj më shumë vendit. Ne në këtë fazë nuk jemi të interesuar të jemi në qeveri, e njëjta është situata. Opozitë edhe qeverisë së opozitës. Votën e japim edhe me na votu paketën ligjore siç e përmenda, votën tonë e kanë në mbështetje të një qeverie”, tha Limaj.