
Limaj: Sot është një moment i mirë për demokracinë në Kosovë
12 tetor 2025
| 11:29
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka votuar për zgjedhjet lokale.
Ai gjatë fjalës së tij para mediave ka thënë se shpreson se bashkë me fitoren e kandidatëve të fitojnë edhe qytetarët.
“Sot është një moment i mirë për demokracinë në Kosovë. Gjithë qytetarët e komunave kanë shans të jashtëzakonshme për të vlerësuar punën e atyre që kanë qenë dhe për t’i dhënë mundësi vetës tyre për të përmirësuar jetën në lokalitetet. Besoj që qytetarët do të vlerësojnë punën e secilit veç e veç dhe mbi bazën e punës që të votohet përmes votës. Dua sonte që kur kandidatët fitues të shpallin fitoren, shpresoj që në atë fitore kanë fituar edhe qytetarët dhe jo vetëm ata vetë”, ka thënë Limaj.