Limaj sot në terren, takon strukturat e Nismës në rajonin e Ferizajt

06 tetor 2018 | 10:31

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të mbajë takim me strukturat drejtuese të degëve të Nismës nga rajoni i Ferizajt.

Në një njoftim dërguar medieve nga zyra për informim e Nismës, bëhet me dije se takimi do të mbahet në Ferizaj dhe fillon në orën 15:00.

Nuk këtë njoftim nuk bëhet me dije arsyet e mbajtjes së këtij tubimi, por thuhet se dhe ditëve në vijim do të vazhdojnë takimet e Limajt me degë tjera të Nismës anekënd vendit.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj është votuar në qeverinë e Kosovës si udhëheqës i delegacionit për bisedimet Kosovë- Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i mbështet deklaratat e kryetarit…