Limaj: Sot, qytetari vendos për Kosovën

28 dhjetor 2025 | 12:19

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka votuar për zgjedhjet paralamentare.

Ai ka theksuar se sot është dita e vendimit.

“Dita kur zëri i qytetarit merr drejtim dhe përgjegjësi për Kosovën. Me votën e sotme përcaktohet rruga e Kosovës për vitet që vijnë: funksionimi i institucioneve, stabiliteti dhe zhvillimi i vendit”.

“Është ditë përgjegjësie, guximi dhe shprese, për një Kosovë më funksionale, më të sigurt dhe me perspektivë. Kjo e drejtë është fituar me sakrificë dhe duhet shfrytëzuar me ndërgjegje. Sot, qytetari vendos për Kosovën”, ka shkruar Limaj në Facebook pas votimit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pas votimit në zgjedhjet parlamentare, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk…