Limaj takon bashkëluftëtarët nga Gollaku: Kokën lartë e të bashkuar si gjthmonë për fitore

16 janar 2021 | 20:38

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur aktivitet në kryeqytet, me luftëtarë nga Gollaku.

“Patëm një bashkëbisedim të sinqertë për sfidat me të cilat po përballet vendi dhe rëndësinë jetike që kanë për qytetarët e Kosovës zgjedhjet e 14 shkurtit”.

“Projekti ynë në mbrojtje të vlerave kombëtare po merr mbështetje masive nga luftëtarët e lirisë anekënd vendit. I falënderoj nga zemra të gjithë veteranët e luftës që po bashkohen rreth këtij projekti në mbrojtje të themeleve të shtetit. Kokën lartë e të bashkuar si gjthmonë për fitore. Falenderoj për pritjen që na bëri familja Sopjani – Koprani në Prishtinë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka bërë publike listën e…